Profesori tallet me statusin e Kurtit për Ujmanin

Profesori tallet me statusin e Kurtit për Ujmanin

21:03, 17/09/2020

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi është tallur me statusin e ish kryeministrit, njëherish kreu i VV-së Albin Kurtin për liqenin e Ujmanit.

“Pjesë nga kronikat e vjetra:

Në fillim ishte toka, pastaj toka u mbush me ujë; uji pastaj vërshoi tokën dhe nga vërshimi u krijuan lumenjtë dhe liqenet.

 Nga toka e ujitur dolën bimët, kafshët dhe njerëzit, të cilët e ndanë ujin midis tyre, por dy grupe njerëzish nuk merreshin vesh se kujt i takonte një liqen, i cili ishte krijuar në kohën kur Satani i Kuq sundonte mbi tokë. Njerëzit me kapele të bardhë e quanin liqenin Ujman, ndërsa njerëzit që mbanin një kapelë me emrin shajkaça, liqenin e quanin Gazivodë. Një ditë...

Pjesa tjetër e dorëshkrimit të vjetër ka humbur”, ka shkruar Latifi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco