I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka postuar fotografi me negociatorët Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq nga takimi i sotëm në Bruksel.
Miroslav Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se atje është diskutuar për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore.
“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore. Diskutimet tona konfirmuar kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Do të vazhdojë”, ka shkruar Lajcak.
Just finished today’s talks with the chief negotiators @markodjuric and Skender Hyseni on mutual financial claims and property. Our discussions confirmed the complexity and sensitivity of the issue. To be continued. pic.twitter.com/h50JfX6AjJ
— Miroslav Laj?ák (@MiroslavLajcak) September 17, 2020
© SYRI.net