Mustafa e quan gënjeshtar Enver Hoxhajn

Mustafa e quan gënjeshtar Enver Hoxhajn

17:50, 17/09/2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deputetit Enver Hoxhaj lidhur me Asociacionin, për të cilin, ky i fundit tha se Mustafa e kishte nënshkruar.

Mustafa ka thënë se vendimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk ka qenë i tij, porse të njëjtin e kishte negociuar Hashim Thaçi sa ishte kryeministër.

Ai thotë se marrëveshja është ratifikuar me Ligj, në vitin 2013, me 2/3 e Kuvendit dhe është bërë obligim ndërkombëtar.

Derisa ka përmendur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë temë, ai thotë se Asociacioni do të themelohet siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e vendit.

Mustafa ka thënë se Hoxhaj po gënjen nga foltorja e Kuvendit, derisa shton se vetë ka “nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për Ratifikimin e kësaj Marrëveshje”.

“E kam instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marreveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për te është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai sqaron tutje se vendimi për themelimin e Asociacionit është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar kryeministri i atëhershëm, Thaçi, “jo Isa Mustafa siç gënjen Enveri”, shton Mustafa.

Posted by Isa Mustafa on Thursday, September 17, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco