Hoxhaj: Hoti nuk ka negociuar asgjë në Uashington

Hoxhaj: Hoti nuk ka negociuar asgjë në Uashington

16:06, 17/09/2020

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj në seancën plenare ku po raporton kryeministri Hoti për marrëveshjen në Uashington tha se ajo çka ka ndodhur në fakt është hapje e pakos së Ahtisaarit.

Ai po ashtu ka thënë se Hoti nuk ka negociuar asgjë në Uashington.

“Rikthimi i fuqishëm i SHBA me një përpjekje që ta përmbyll dialogun, pa dyshim që është pozitiv dhe me marrëveshjen e Uashingtonit partneret tanë dëshmuan një seriozitet karshi Kosovës të cilën e kanë  pas prej viti 1992. Dhe ne nuk jemi këtu që të flasim për Amerikën, mendoj që amerikanet si partner serioz e kanë bërë punën e tyre. Por tema kryesore është kjo sa ka qenë e përgatitur, e vendosur qeveria dhe delegacioni në Uashington për atë që ndodhi me 3 dhe 4 shtator. Nuk e them këtë se jam në opozitë , nëse ju mendon që Hoti ka negociuar diçka në Uashington, është gabim, e ftoj kryeministrin te na tregoj cili ëshë drafti i parë i marrëveshje nëse ka negociuar. Kështu që nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar e keni shumë gabim. Kryeministri në fjalën e tij përshkruaj situate të cilat nuk ekzistojnë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka thënë se Hoti nëse do ta lexonte Kushtetutën nuk do të vendos asnjë paragraf ku do të negociohej për asetet e Kosovës.

“Kjo marrëveshje është meritë e amerikaneve jo e jona. Nëse kryeministri e kish lexuar Kushtetutën nuk kish vendos një paragraf ku është negociuar për asete e Kosovës. Kryeministri  ka mëndu që po shkon në Uashington për njohje reciproke, ka qenë pika 10 për njohje të ndërsjellët. Dhe këto nuk janë në tekstin që ju e keni pa, i ka largu Serbia, kryeministri le të tregon si e ka largu. Zotimi për njohje reciproke është vetëm zotim. Ajo çka po ndodh këto ditë është hapja e pakos së Ahtisaarit dhe kjo është shqetësimi ynë. Paragrafi i marrëveshje që fol për kisha është i pakos se Ahitisaarit. Kur është fol për angazhimin e komunitetit joshumicë është e pakos së Ahitsaarit. Sot kur është diskutuar për temën e pronave është hapje e pakos së Ahtisaarit, kur po diskutohet për kthimin e të zhvendosurve, është rikthim i situatës para se me ndodh Ahtisaari”, tha Hoxhaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco