Hoti: Kjo marrëveshje nuk është perfekte

Hoti: Kjo marrëveshje nuk është perfekte

15:06, 17/09/2020

Kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti, ka nisur raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ky raportim I Hotit vie disa ditë pas vizitës së tij në Uashington, atje ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se në procesin e dialogut, integriteti territorial është i panegociueshëm, organizimi kushtetues poashtu dhe sistemi unitar nuk mund të preket dhe ky dialog I udhëhequr nga kjo qeveri, nuk është teknik por është për një marrëveshje finale.

Kryeministri ka folur edhe për bisedimet e zhvilluara në Washington, dhe takimin e marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Hoti ka prezantuar në pika të shkurta marrëveshjet e arritura atje më 4 shtator.

Ai tutje para deputetëve ka thënë se ky është një momentum i ri i raportve SHBA, BE, në lidhje me Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Hoti ka thënë se ky momentum nuk e kishte sjellur këtë marrëveshje pa  angazhimin e Qeverisë së Kosovës.

Hoti ka shtuar se  duan ta bëjnë të qartë se  nuk do të barrikadohen e do të rreshtohet përkrah partnerëve tanë e jo kundër tyre.

" Unë e kam parasysh që kjo marrëveshje nuk është perfekte, por nuk është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën, përkundrazi e ka fuqizu subjektivizu shtetëror dhe e kthen Kosovën në nyje lidhëse qëndrore të komunikacionit hekurudhor, rrugor dhe energjetik në rajon dhe më gjerë" shton Hoti 

 

“...Unë besoj që qasja serioze e qeverisë në këtë proces ka ndikuar që SHBA-të të marrin rol aktiv. Ne jemi ftuar në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të raporteve ekonomike. Kjo marrëveshje i ka 16 pika, prej të cilave janë edhe projektet e mëdha infrastrukturore. Vlerësoj që ky është momentum i ri i marrëdhënieve BE-SHBA sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Vetvetiu ky momentum nuk do të kishte treguar rezultat pa përkushtimin. Pas lëndimit shumë të rëndë të raporteve që kanë ndodhur viteve të fundit. Ishte dëmtuar edhe besimi i ndërsjellë me qeverinë e vendit. I kemi koordinuar vendimet tona me partnerët. E kemi bërë të qarë, se nuk do të barrikadohemi, nuk do të gjejmë arsye për t’u barrikadu”, tha ai.

Madje, Hoti pati një krahasim interesant, duke thënë se me anë të kësaj marrëveshje,  Kosova kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik si në kohën e “Dardanëve” , fisi ilir që shtrihej në pjesën e Kosovës.

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt normalizimit të raporteve. Sjellja e gazit në Kosovë do të jetë infusion. Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor. Këtë rol qëndror Kosova e ka pasur në historinë e lashtë dardane. Këtë, Kosovës po ia sigurojnë miqtë e saj”,  tha ai.

Po ashtu, Hoti ka thënë se qëndrimi kryesor i qeverisë është se nuk ka diskutime në këtë proces të dialogut, për Asociacionin.

“Më 7 shtator është hapur tema e Asociacionit dhe e obligimeve financiare. Qëndrimi i qeverisë është se tema e Asociacionit nuk hapet në dialog, pasi që kjo marrëveshje është arritur më  2013”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco