'Sherri' i Dodikut, Bosnja dështon ta njoh Kosovën shtet

'Sherri' i Dodikut, Bosnja dështon ta njoh Kosovën shtet

13:23, 17/09/2020

Votimi kundër i anëtarit serb të presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka pamundësuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, edhe pse në presidencë, dy anëtarët tjerë ishin pro.

Siç ka bërë të ditur njëri anëtar, Zhelko Komshiq, të enjten në mbledhjen e presidencës ai dhe kryesuesi Shefik Xhaferoviq votuan pro njohjes së Kosovës, por ishte Dodiku ai që doli kundër.

“Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo”, ka thënë Komshiq, raporton “Klix”.

Dodiku pritet t’i drejtohet Asamblesë për njohjen e Kosovës, e aty pritet që qëndrimi i tij të mbështetet.

Komshiq po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviq kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e BeH-së të zhvendoset në Jerusalem.

Sa i përket çështjes së “Mini-Schengenit”, presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës ka vendosur ta përkrahë, por fillimisht duhet parë se si është paraparë bashkëpunimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco