Hoti deputetëve: E dini ku e keni hallin, të më kritikoni qeverisjen

Hoti deputetëve: E dini ku e keni hallin, të më kritikoni qeverisjen

12:15, 17/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti, ka replikuar me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, ku kjo e fundit kërkoi nga ai të dihet data se kur do të kompensohen shujtat dhe kërkesat e PK-së, duke shtuar që të evitohen protestat e paralajmëruara - raporton Syri.net Kosova

Hoti i replikoi duke ju drejtuar deputetes së nuk është halli i saj, policia po kritikimi i  qeverisjes së tij.

"Mënyra se si po shpreheni s’është ashtu, kështu e kam gjetur këtë gjendje. I kam tre muaj kryeministër. E kritoni këtë Qeveri që e kemi gjetur në këtë gjendje. Ora shtesë paguhet me pagën e shtatorit, për shujtën gjatë tetorit do mundohemi. Ndërsa, për sigurime shëndetësore shpresojme se d’i kryejmë deri në fund të vitit”, i është kundërpërgjigjur Hoti deputetëve të cilët adresuan problemet me të cilat ballafaqohen zyrtarë nëpër institucione.Tutje ai ka shtuar se ai nuk ka qenë kryeministër kur policët janë nxjerrë në rrugë 12 orë."

Kryeministri  ka thënë se të gjithë policëve të Kosovës që do të angazhohen të punojnë nga 12 orë nga tetori ose nëntori do t’u paguhet një shujtë e ushqimit.

Përveç kësaj Hoti ka thënë se nga viti i ardhshëm do të bëhet zgjidhje edhe sa i përket sigurimit shëndetësor të policisë dhe pensionimin e parakohshëm/

“Me Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë kemi takuar sindikatën e policisë dhe kemi evidentuar orët shtesë që nuk janë paguar edhe më herët dhe shtesën e rrezikshmërisë”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco