Nis raundi i ri i dialogut në Bruksel, Beogradi insiston për Asociacionin

Nis raundi i ri i dialogut në Bruksel, Beogradi insiston për Asociacionin

12:08, 17/09/2020

Delegacioni i Beogradit i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, u takua me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak në Bruksel.

Pas takimeve bilaterale të të dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE, një raund i ri bisedimesh trepalëshe midis Prishtinës dhe Beogradit në nivelin e ekspertëve pritet të fillojë në 11:30.

Dje, BE-ja njoftoi një ndryshim në agjendën e dakorduar, me vetëm çështjet financiare që diskutohen në Bruksel sot, por jo statusin e komuniteteve pakicë.

Delegacioni i Beogradit këmbëngul që Asociacioni i Komunave Serbe të jetë pika e parë që do të diskutohet në takimin e sotëm.

Sipas Tanjug, delegacioni i Prishtinës erdhi në Bruksel vetëm me ekspertë të çështjeve ekonomike në mënyrë që të mos ngrihej çështja e Asociacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco