Osmani e ashpër me Qeverinë Hoti: I keni bllokuar ligjet, mos bëni propagandë

Osmani e ashpër me Qeverinë Hoti: I keni bllokuar ligjet, mos bëni propagandë

12:04, 17/09/2020

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka filluar seancën e sotme duke e kritikuar sjelljen dhe veprimet e Qeverisë Hoti.

Osmani ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës duke thënë se janë ata që kanë bllokuar ligjet, e jo deputetët.

Ajo ka quajtur propagandë deklarimin se deputetët në këtë legjislaturë nuk e kanë kryer punën e tyre.

“Refuzoj propaganda që deputetët nuk i kanë kryer ligjet, nga 120 ligje që thuhej se kinse deputetët nuk i kanë trajtuar ata në fakt nuk kanë ardhur sepse nuk i ka sjellë Qeveria”.

“Nga 4 muaj e gjysmë sa kemi pasur funksionalitet të plotë, deputetët e kuvendit nëpërmes punës së palodhshme në komisione kanë sjellë në këtë seancë 100 për qind të punëve që i kanë trajtuar nëpër komisione”, ka thënë Osmani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco