92 deputetë prezentë në Kuvend e vetëm 41 votuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës

92 deputetë prezentë në Kuvend e vetëm 41 votuan projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës

11:42, 17/09/2020

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës nuk arriti të votohet në Kuvend. Vetëm 41 deputetë nga 92 sa gjenden në sallë morën pjesë në votim.

Kryeparlamentarja Osmani tha se për shkak të mungesës së kuorumit ky projektligj do të hidhet në votim në seancën tjetër.

“41 deputetë kanë marrë pjesë në votim, për shkak të kuorumit i njëjti hidhet në votim në një rast tjetër”, tha Osmani.

Projektligji nuk kishte kaluar as në seancën e datës 13 gusht për shkak të mungesës së kuorumit ky projektligj u propozua nga PDK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco