Vjosa Osmani lavdëron deputetët e Kuvendit, thotë se punuan fort përkundër pandemisë

Vjosa Osmani lavdëron deputetët e Kuvendit, thotë se punuan fort përkundër pandemisë

11:13, 17/09/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit në kuadër të hapjes së sesionit vjeshtor ka lavdëruar deputetët kosovarë.

Ajo ka thënë se ishte propagandë që deputetët nuk kanë punuar fare dhe kanë marrë thjesht rrogat e tyre të larta gjatë kësaj kohe.

“Dua të falenderoj deputetët që kanë punuar përkundër pandemisë. Kanë punuar në komisione parlamentare etj.” – tha ajo.

Më pas, .Osmani përkujtoi figurën e deputetit dhe artistit Adem Mikullovci.

“Adem Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor. Në legjislaturën e vitit 2017, ai e hapi seancën me këto vargje të Shkrelit: Sikur të takonim veten sy më sy, do të putheshim apo do të kishim me e pështy.” – shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco