Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

11:08, 17/09/2020

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e sesionit vjeshtor me një minutë heshtje në nderim të aktorit dhe ish-deputetit Adem Mikullovci i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor, si dhe koleg i jashtëzakonshëm për secilin prej nesh.

Më tej Osmani tha se në bazë të vlerësimit të organizatave të shoqërisë civile, kuvendi në sesionin pranveror ka avancuar në respektimin e rregullores së Kuvendit.

Osmani ka thënë se deputet po ashtu kanë arritur të kryejnë punën e tyre, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme.

“Përkundër kushteve të jashtëzakonshme, rrezikimit të shëndetit deputetët vazhduan të punojnë në komisione e seanca, e kam për detyrë ti refuzoj propagandat që deputetët nuk e kanë kryer detyrën e tyre”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se janë mbi 100 ligje të cilat nuk kanë ardhur në Kuvend, e kjo sepse Qeveria nuk i ka sjellë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco