Institucionet publike s’po i respektojnë masat e Qeverisë

Institucionet publike s’po i respektojnë masat e Qeverisë

11:00, 17/09/2020

Përfaqësues të Lëvizjes FOL kanë thënë se kanë marrë raportime të punonjësve të disa ministrive në vend, për shkak se u është kërkuar të dalin në vendin e tyre të punës me staf të plotë, pavarësisht vendimit të Qeverisë që institucionet publike duhet të punojnë me staf të përgjysmuar për shkak të situatës me koronavirus në vend.

Erblin Hoxha nga kjo organizatë ka thënë se ky raportim është shqetësues. Sipas tij, me këtë po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Lëvizja “Fol” ka kërkuar nga inspektorati të marrë masa. Kjo organizatë ka thënë se është shqetësuese relaksimi i institucioneve pas rënies së numrit të rasteve të reja me infeksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco