Rexhep Selimi “godet” koalicionin: Ky është qëllimi i tyre, sepse nuk kanë mospajtime mes vete

Rexhep Selimi “godet” koalicionin: Ky është qëllimi i tyre, sepse nuk kanë mospajtime mes vete

10:25, 17/09/2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur farsë mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.Selimi ka thënë se sikur mospajtimet e tyre të ishin të vërteta atëherë do ta rrëzonin Qeverinë.

“Po të kishte mospajtime do të ishte akoma më mirë, por unë mendoj që ka pajtueshmëri për të keqen. Ashtu siç kishte pajtim për të rrëzuar Qeverinë Kurti. Ashtu siç ishin bashkë kundër Qeverisë Hoti, ashtu janë bashkë edhe për ta quar më tutje këtë. Ata e kanë ditur që Kurti nuk bën nënshkrime të tilla, duke e ditur qe Kurti nuk i nënshkruan këto marrëveshje të këqija ata janë bërë bashkë atëherë për ta rrëzuar. Janë farsë mospajtimet e tyre, po të ishin reale mund ta rrëzonin qeverinë, mund t’i bashkohen nismës së LVV-së për mocionin e mosbesimit dhe thjesht do të vepronin”, ka thënë Selimi 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco