'Situata për mocionin mund të ndryshojë...pakënaqësitë po rriten dita-ditës'

'Situata për mocionin mund të ndryshojë...pakënaqësitë po rriten dita-ditës'

21:12, 16/09/2020

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti dhe mos mbledhjen ende të nënshkrimeve të mjaftueshme, ka thënë se situata mund të ndryshojë.

Sipas saj, pakënaqësitë po rriten dhe duhet të ngritët debati në mënyrë që të mbahen përgjegjësitë për premtimet që janë dhënë.

“Unë besoj që nëse partitë në Kosovë, përfshirë edhe deputetët e LDK-së e shohin vetën si ata që duhet të marrin një vendim, që duhet qëndruar në krah të interesave të qytetarëve, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit për këtë qeveri”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se iniciativa për rrëzimin e qeverisë nuk mund të jetë joserioze, pasi sipas saj, mandati do t’iu jepet qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco