Ambasadori izraelit në Beograd s’pret që njohja e Kosovës të ndikojë në raportet me Serbinë

Ambasadori izraelit në Beograd s’pret që njohja e Kosovës të ndikojë në raportet me Serbinë

18:35, 16/09/2020

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë të mërkurën se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës. Gjithsesi, ai ka thënë se kjo është pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Washington mes shteteve dhe beson se kjo nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Washington”, ka thënë Vilan për “Tanjugun” në deklarimin e parë zyrtar si ambasador.

Gjithsesi, Vilani u ka thënë mediave serbe se njohja reciproke mes Izraelit dhe Kosovës nuk do të ndikojë në raportet “e fuqishme me Serbinë”, për të cilat ka thënë se Izraeli planifikon t’i forcojë ende.

Pasi ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Serbisë, Vilan ka thënë se raportet mes këtyre dy shteteve janë përmirësuar dukshëm, teksa e ka konsideruar hap të rëndësishëm zotimin e Serbisë për zhvendosje të ambasadës në Jerusalem.

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë Kosova e Serbia nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”. Në to ishte përfshirë edhe pika që Izraeli e Kosova të njohin njëra-tjetrën e që Serbia të zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco