Osmani: Mbështetja e prodhimeve vendore, me një rezolutë të Kuvendit

Osmani: Mbështetja e prodhimeve vendore, me një rezolutë të Kuvendit

18:25, 16/09/2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është takuar sot me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, me të cilët u diskutua nevoja për mbështetjen e prodhimeve vendore nëpërmjet një rezolute të Kuvendit. Gjithashtu u diskutua edhe nevoja e rishikimit të Ligjit për prokurim publik, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas Osmanit, rimëkëmbja ekonomike duhet ta ketë prioritet mbështetjen e prodhimeve vendore si dhe përshëndeti nismat e Klubit të Prodhuesve që synojnë përmirësimin e ekonomisë pas periudhës së pandemisë.

“Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës ekonomike, deficitit tregtar dhe do ta orientojnë ekonominë kosovare drejt eksportit”, është shprehur Osmani. 

Ajo ka potencuar se do të angazhohet për konsensus politik për të mbështetur çfarëdo nisme për promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore.

Njoftimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takoi Klubin e Prodhuesve të Kosovës Osmani: Rimëkëmbja pas...

Posted by Kuvendi i Kosovës - Skupština Kosova on Wednesday, September 16, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco