Hoti në tryezën me shoqërinë civile: Udhërrëfyesi i dialogut është Kushtetuta

Hoti në tryezën me shoqërinë civile: Udhërrëfyesi i dialogut është Kushtetuta

17:01, 16/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se Sot ka pasur një bashkëbisedim të shkëlqyer me përfaqësues të shoqërisë civile, në tryezën e diskutimit “Kryeministri i Kosovës përballë platformës së shoqërisë civile për dialog”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

"Pata rastin që të flas për kronologjinë e procesit të dialogut, si dhe për transparencën në këtë dialog, por edhe rrugën që Qeveria e Kosovës do ta ndjekë deri në arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke ndërmjet dy vendeve", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas Hotit, udhërrëfyes që nga dita e parë kur e ka marrë detyrën për procesin e dialogut është Kushtetuta e Kosovës. 

"I kemi rikonfirmuar parimet tona për dialogun duke besuar se këto parime i nxjerrin jashtë loje komplet konspiracionet e shumta për takimet gjoja jopublike që kanë ndodhur mes delegacionit kosovar dhe atij serb. Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm dhe kjo nuk është shtruar asnjëherë para meje në tre muajt e fundit në çdo tavolinë të dialogut që unë kam marrë pjesë", ka shtuar më tej Hoti.

Postimi i plotë:

Udhërrëfyes i dialogut është Kushtetuta e Republikës së Kosovës Sot pata një bashkëbisedim të shkëlqyer me përfaqësues...

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, September 16, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco