Këmbëngul qeveria/Njohjen si kusht për Asociacionin, analistët shprehin skepticizëm

Këmbëngul qeveria/Njohjen si kusht për Asociacionin, analistët shprehin skepticizëm

16:11, 16/09/2020

Deklarata nga kabineti i kryeministrit Avdullah Hoti, se Kosova do të kushtëzojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe me njohje reciproke, po shihet me skepticizëm nga njohësit e rrethanave politike në vend, për faktin se shteti jonë ka pak fuqi politike, apo diplomatike për të vendosur politika kushtëzuese për vendet e rajonit, raporton Syri.net Kosova  

Politologu Ramush Tahiri, lidhur me debatin që është hapur për një kushtëzim të tillë gjatë bisedime që janë duke vazhduar në Bruksel, ka deklarua për Syri.net Kosova, se së pari duhet kuptuar qartë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, vjen si pasojë e krijimit të komunave një etnike, proces ky që derivon nga decentralizimi i komunave”.

Analist Tahiri vënë theksin se edhe pas këtij procesi, e me krijimin e komunave serbe e 10 prej tyre, nuk ishte menduar se serbët do të kishin nevojë për autonomi më të madhe se kaq.

 Ai kujton se nënshkrimi për themelimin e këtij asociacioni ishte bërë në vitin 2013 nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe në vitin 2015 nga kryeministri i asaj kohe Isa Mustafa,

Por pas kundërshtimit të opozitës dhe në veçanti të VV-se, pohon Tahiri, “Gjykata Kushtetuese kishte gjetura 24, shkelje,  mospërputhje të statutit të këtij asociacioni me Kushtetutën e vendit, ende edhe pas 5 vjetësh nuk janë adresuar”.

Ai thekson se në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese ka bërë vërejtje dhe ka thënë që nuk është në harmoni me Kushtetutën dhe e ka kthyer për përmirësim.

 Konstatime e Kushtetueses, vë në duke ai për Syri.net Kosova, nuk janë përmirësuar qysh ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe ne nuk kemi dokument të ri”.

 Kurse lidhur me deklaratën e presidenti Thaçi, që ka bërë sot në adresë të kryeministri Hoti, për Asociacionin,  tani mbi këtë bazë, presidenti tha se nuk bën me u rikthye në Bruksel edhe njëherë çështja e Asociacionin, kur është përfunduar.

"Është bërë marrëveshja paraprake dhe institucionet e Kosovës është dashur ta bëjnë një tekst të ri, statutin e ri në bazë të vendimeve të gjykatës, çfarë nuk është bërë deri tani, për këtë dihet kush është fajtori.

Tani për tani duhet të mbahet larg nga tavolina e bisedimeve në Bruksel, dhe diskutimi për Asociacionin, pa e pasur tekstin e ri siç duket në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thekson  Tahiri.

Ndonëse në këtë kohë ishte krijuar ekipi mëngjes për themelimin e Asociacioni në përbërje prej katër anëtarësh, Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq, asnjë dokument nuk i ishte dorëzuar palës kosovare.

Lidhe me këtë ai thekson se është krijuar një këshill që ndërton dokumentet dhe statusin, ai është bërë prej katër serbëve, ky komision, nuk e kanë dorëzuar institucioneve të Kosovës, këtë dokument, sepse ata nuk e njohin Qeverinë e Kosovës dhe kanë thënë do të ja dërgojmë Brukselit atë dokument.

"Dokumenti i dërguar në Bruksel, kam besim që do të shqyrtohet në Bruksel, që ka mbërri në këto 4 vjet dhe tash Brukseli këtë dokument do ta paraqesë në tavolinë të bisedimeve Prishtina- Beograd”, ka shtuar Tahiri.

Një tjetër problematikë në formimin e këtij asociacioni sipas Tahirit, është  pjesa ku thuhet se as kryetarin e as Kuvendin nuk mund ta shpërbëjnë institucionet e Kosovës.

 Kurse lidhur me debatin dhe deklarimet për Asociacionin  këshilltari  i kryeministrit Hoti, Xhavit Beiqiri, ka deklarua për Syri.net Kosova, se nuk e vendosin në përdorim pa na njohur Kosovën si shtet .

Kurse sa i përket rreziqeve dhe kërcënimeve që po vijnë për rrëzimin e qeverisë, Beqiri ka theksuar për Syri.net Kosova se qeveria mundet të rrezohet nesër dhe ky mos të vlejë për qeverinë tjetër”.

Ai thekson se kjo nuk është parimore, sepse dokumenti që nënshkruhet në Bruksel, sidomos tani është i zbatueshëm dhe  t’i mundesh me shkru, tani se pas njohjes do ta funksionalizojmë, por Serbia nuk e pranon./Syri.net Kosova.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco