VV i kërkon Thaçit ta bindë PDK-në për rrëzimin e qeverisë 'Hoti'

VV i kërkon Thaçit ta bindë PDK-në për rrëzimin e qeverisë 'Hoti'

16:04, 16/09/2020

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ta tërheq nënshkrimin për marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2015.

Ajo në një konferencë për medie, po ashtu ka kërkuar nga presidenti Thaçi, që ta ftojë PDK-në, që sipas Pacollit është partia e tij,  për të votuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Ne sapo e pamë deklaratën presidentit dhe ne pikërisht kemi reaguar më kohë. I bëjmë thirrje presidentit ta tërheq nënshkrimin e vitit 2015. Më pastaj ta ftoj partinë e tij PDK-në që ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Pacolli.

Kjo parti po e konsideron të dëmshme zotimin se nuk do të aplikojë në organizata të ndryshme për një vit.

Deputetja Pacolli thotë se ky zotim e prek edhe mosanëtarësimin edhe në NATO.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco