Thaçi i kërkon me urgjencë Kuvendit t’ia ndalojë Avdullah Hotit negociatat për temat e brendshme

Thaçi i kërkon me urgjencë Kuvendit t’ia ndalojë Avdullah Hotit negociatat për temat e brendshme

15:34, 16/09/2020

Presidenca i ka kërkuar në mënyrë urgjente Kuvendit të Kosovës që të votojë një rezolutë që ia ndalon kryeministrit Avdullah Hoti të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror.

“Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit. Po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”, shkruan në deklaratën e shtypit, të lëshuar nga Zyra e Presidentit, Hashim Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco