Spahiu: Asociacioni duhet të jetë “pazari përfundimtar” për njohje nga Serbia

Spahiu: Asociacioni duhet të jetë “pazari përfundimtar” për njohje nga Serbia

14:19, 16/09/2020

Nexhmedin Spahiu, analist politik në Kosovë, tha se qëndrimi që duhet të mbajë Kosova rreth çështjes së asosacionit të komunave serbe duhet të konsiderohet si ‘pazari përfundimtar’ për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

 

“Kur të vijë puna e pazarit përfundimtar për njohje të Kosovës, ajo të detyrohet të japë territor”,- theksoi ai për Euronews Albania.

Sipas tij, Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise, duke filluar nga krijimi i pakicave me shumicë serbe në Kosovë apo edhe mbrojtja e kishave dhe manastireve serbe.

“Nuk është se shqiptarët në Kosovë kanë qenë kundër që serbët të kenë të drejta, por kjo kushton. Kosovës i kushton që t’i mirëmbajë këto komuna”, – u shpreh z. Spahiu.

Analisti e konsideroi asosacionin që mund t’u jepet komunave serbe një term shumë të gjerë, duke marrë parasysh që nëse vëllimi i kompetencave të këtij asosacioni do të jetë i madh, funksionimi i shtetit të Kosovës mund të dëmtohet.

I pyetur për qëndrimin e tij rreth pranimit të asosacionit nga kryeministri Hoti, ai tha se në marrëveshjen e nënshkruar nga ish-kryeministri Mustafa për këtë çështje duhet marrë miratimi i Gjykatës Kushtetuese, që Avdullah Hoti nuk e ka dhe kësisoj nuk mund ta pranojë asosacionin.

“Kjo duhet të diskutohet nga fillimi. Nuk mund të futet në fuqi një marrëveshje që e ka bërë vetveten të pavlefshme”, – tha Spahiu, teksa theksoi se meqë premtimi u dha, Kosova duhet ta pranojë asosacionin vetëm në këmbim të njohjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco