AAK ia bënë të qartë Hotit: S’pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive

AAK ia bënë të qartë Hotit: S’pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive

11:51, 16/09/2020

Një deklaratë e presidentit Thaçi, se takimi në Bruksel mes kryeministrit Hoti dhe presidentit serb, Vuçiq, është i rrezikshëm për Kosovën, pasi që sipas tij, në të po tentohet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, ka ngjallur reagime të ashpëra në vend, shkruan GazetaBlic.

“Ultimatume” ndaj kryeministrit Hoti, që mos të prekë në këtë temë kanë ardhur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputeti i partisë së Haradinajt, Gazmend Syla, ka thënë se të gjithë duhet ta kenë të qartë që Asociacioni i komunave serbe, mund të formohet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, siç thotë Syla, edhe si i tillë, ka shumë kompetenca. Deputeti i AAK-së, shprehet se Kushtetuta e Kosovës, i ka dhënë më tepër sesa duhet të drejta minoritetit serb.

“Asociacioni i komunave serbe, mund të formohet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe si i tillë, mendoj që ka shumë kompetenca. Kushtetuta e Kosovës, iu ka dhënë më tepër sesa duhet të drejta minoritetit serb. Hartuesit dhe votuesit e asaj kushtetute, janë treguar shumë dorëlirë në raport me serbët, pas parasysh që shqiptarët që ende jetojnë nën okupimin e tyre, me raste nuk gëzojnë as të drejtat elementare të njeriut”, ka thënë Syla për GazetaBlic.

I pyetur për mundësinë e largimit të AAK-së nga Qeveria Hoti, nëse tentohet të formohet Asociacioni me kompetenca shtesë nga ajo që është marrë vendim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ashtu siç po kërkon Serbia, deputeti Gazmend Syla është shprehur: Largimi nga Qeveria është më e pakëta që do ta bëjmë.

“Largimi nga Qeveria është më e pakëta që mund ta bëjmë, nëse ndodhë një gjë e tillë. Për tema nacionale që “rrezikohet” kushtetutshmëria e vendit tonë, më së paku është temë koalicioni, gjë qe e kemi dëshmu edhe në të kaluarën”, ka përfunduar Syla

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco