Haradinaj-Stublla përshëndet marrëveshjen e Izraelit me Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara

Haradinaj-Stublla përshëndet marrëveshjen e Izraelit me Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara

10:49, 16/09/2020

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës përshëndet nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve mike të Kosovës, Izraelit – Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si dhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-ve, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Kryediplomatja Haradinaj Stublla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco