Zotimi i fortë i Avdullah Hotit/ Komuniteti hebraik mund të bëhet kategori kushtetuese

Zotimi i fortë i Avdullah Hotit/ Komuniteti hebraik mund të bëhet kategori kushtetuese

20:46, 15/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë zotime të forta se komuniteti hebraik në Kosovë mund të bëhet kategori kushtetuese, shkruan Syri.net Kosova.

"Kësaj radhe Rosh Hashanah 5781 është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael.
Sot mora pjesë në shënimin e Rosh Hashanah 5781 apo Vitit të Ri Hebraik 5781, ngjarje kjo e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë. 
Republika e Kosovës është demokraci parlamentare sekulare, e cila garanton lirinë dhe barazinë fetare dhe mirëpresim pjesëmarrjen e kulturës Hebraike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet institucionale", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas Hotit, komuniteti hebraik i Kosovës është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie tona. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit dhe përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim.

Postimi i plotë:

Kësaj radhe Rosh Hashanah 5781 është i posaçëm, është festë e cila shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael. Sot mora...

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, September 15, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco