Zemaj i vendosur: Po punohet seriozisht rreth Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Zemaj i vendosur: Po punohet seriozisht rreth Ligjit për Sigurime Shëndetësore

19:36, 14/09/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.

“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Posted by Armend Zemaj on Monday, September 14, 2020

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco