Takohen edhe sot partnerët e koalicionit qeverisës...ja temat që diskutuan

Takohen edhe sot partnerët e koalicionit qeverisës...ja temat që diskutuan

18:15, 14/09/2020

Krerët e koalicionit qeverisës, LDK-AAK-NISMA, janë mbledhur sërish sot.

Pas përfundimit të këtij takimi të paparalajmëruar, për medie u deklarua vetëm kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili edhe tregoi arsyet e mbledhjes së partnerëve të koalicionit.

Ai tha se ishte takim i rregullt ku biseduan për tema të ndryshme.

“Ishte takim i rregullt, i cili në të kaluarën na ka mungu. Tash jemi mbledhë me diskutu për tema të ndryshme. Kemi bisedu për fillimin e vitit shkollor, rimëkëmbjen ekonomike, për fillimin e punës në Parlament, për agjendën e afërt që e pret Qeverinë me Parlamentin.”, tha Limaj.

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk foli fare para medieve, duke thënë se i duhet të shkojë në një tjetër takim.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk është parë të ketë hyrë ose të ketë dalur në takim.

Të njëjtit javën që shkoi u takuan në njërin nga hotelet e kryeqytetit.

Mustafa pati thënë se preferon konsultime të rregullta dhe përmbajtjesore me partnerët e koalicionit dhe Kryeministrin.

“Por, edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij. Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco