Ka pakënaqësi/A mund ta 'rrëzojëi' Lista Serbe qeverinë 'Hoti'

Ka pakënaqësi/A mund ta 'rrëzojëi' Lista Serbe qeverinë 'Hoti'

16:30, 14/09/2020

Lista Serbe është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës.

Burimet e IndeksOnline brenda qeverisë kanë thënë se serbët janë të pakënaqur me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Avdullah Hoti për të bashkëqeverisur.

Disa kërkesa të cilat kanë shprehur serbët për tu realizuar, janë bllokuar nga ekzekutivi dhe kjo ka shtyrë krerët e Listës Serbe që të shqyrtojnë mundësinë e daljes nga qeveria dhe me këtë hap mund edhe të bie qeveria 'Hoti'.

Anëtarët e kabinetit qeverisës nga Lista Serbe janë të pakënaqur edhe me punën e kryeministrit Hoti dhe qasjen e tij ndaj tyre.

Marrëveshja LDK-Lista Serbe ishte arritur ditën e votimit të qeverisë 'Hoti'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco