LVV:  Kjo Qeveri nuk ka prioritet arsimin

LVV: Kjo Qeveri nuk ka prioritet arsimin

11:00, 14/09/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Hoti është pa planifikim për fillimin e vitit të ri shkollor.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në një konferencë për media ka thënë se mësimi nuk ka filluar në kohë jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë.

“Kjo qeverisje kishte disa muaj kohë që të përgatitej për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe na njoftoi për shtyrje vetëm disa ditë para 1 shtatorit. Qasja jo serioze është një ndër mënyrat e komunikimit të kësaj qeverie, e listojmë në mesin e shumë dështimeve edhe mos fillimin e vitit të ri shkollor në kohë. Kjo Qeveri nuk ka prioritet arsimin”, ka thënë ai.

Uka ka thënë se Qeveria ka mundur të bëjë një analizë të detajuar në secilën shkollë, por nuk ia kanë arritur ta bëjnë përveç vizitës në disa shkolla të Prishtinës.

“E kishim të qartë së këta nuk do ta fillonin mësimin në kohë”, tha ai.

Deputeti shtoi më tej se Qeveria nuk e ka në fokus shëndetin e qytetarëve, por vetëm kompromise të dhimbshme me Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco