Haradinaj uron nxënësit: Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera

Haradinaj uron nxënësit: Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera

08:30, 14/09/2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar sot nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Haradinaj në urimin e tij ka thënë se ky vit i ri shkollor nis me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë për shkak të pandemisë, ndërsa ka përgëzuar punën e Ministrisë së Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit për përgatitjet që kanë bërë për hapjen e shkollave në këtë kohë pandemie.

“Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër! Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar. Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm”, shkruan Haradinaj.

Duke uruar edhe ata fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm

“Veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës! Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm. Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja. Shumë urime!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco