Qeveria mban mbledhje, nuk dihet se çfarë do të diskutohet

Qeveria mban mbledhje, nuk dihet se çfarë do të diskutohet

07:44, 14/09/2020

jatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet të ketë një agjendë të ngjeshur, ku me fillim të ditës pritet të mbajë mbledhjen e Qeverisë, në të cilën nuk dihet se çfarë të diskutohet.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media bën të ditur se Qeveria e Kosovës sot do të zhvillojë një mbledhje, e cila fillon në orën 09:00.

Kryeministri i vendit më vonë merr pjesë në përurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Haradin Bajrami”, në Magure të Lipjanit.

Teksa krejt në fund, Hoti pritet që të takohet për herë të parë me shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. Ky i fundit, sapo e ka filluar detyrën e tij të re në Kosovë.

Çeku Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Evropian në Kosovë, krejt kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova.

Diplomati i ri i BE-së, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco