Bashkimi Evropian përkrah rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

Bashkimi Evropian përkrah rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës

14:20, 11/09/2020

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka prit shefin e BE-së në Kosovë Tomas Szuyog, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vendin tonë e sidomos për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai tregoi se kishte njëakim njoftues me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë.

"Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë, sfidat e rimëkëmbjes ekonomike. E sigurova për vendosmërinë e Kosovës në rrugën euroatlantike", tha Haradinaj. 

Nga ana tjetër, ambasadori Szunyog, shprehu gatishmërinë e tij për të punuar bashkë me institucionet e Kosovës, për të çuar përpara agjendat e integrimit, si dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco