Osmani: Republika jonë dhe SHBA-të do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit

Osmani: Republika jonë dhe SHBA-të do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit

10:34, 11/09/2020

Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani bashkë me ambasadorin amerikan Philip Kosnett kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 shtatorit.

Kryeparlamentarja ka thënë se Kosova ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me SHBA-të dhe popullin e saj për të nderuar viktimat e këtij sulmi terrorist.

“Sot jemi së bashku me ambasadorin e SHBA-ve Philip Kosnett dhe nënkryetarët e Kuvendit për të nderuar një datë, 11 shtatorin e vitit 2001, kur mijëra shtetas amerikanë në mesin e tyre edhe shqiptarë kanë humbur jetën nga një sulm i tmerrshëm terrorist i cili zgjoi ndërgjegjen e botës dhe demokracive anë e kënd globit për t’u bashkuar dhe luftuar terrorizmin si një nga sfidat kryesore të kohës moderne”.

“Kosova dhe populli i Kosovës, si populli më proamerikan në botë, dhe Republika jonë, si aleati kryesor i SHBA-ve, kanë qëndruar edhe atëherë me popullin amerikan dhe qëndrojnë edhe sot në nderim të viktimave të këtij akti të shëmtuar terrorist. Do të qëndrojmë përgjithmonë bashkë me popullin amerikan në kërkim të drejtësisë për ato mijëra viktima të atij sulmi të tmerrshëm”.

Osmani ka deklaruar se Kosova do të jetë përkrah SHBA-së për të luftuar terrorizmin, që e ka cilësuar një nga sfidat kryesore të kohës moderne, dhe dukuritë e tjera negativë në shoqëritë demokratike.

“Konfirmoj edhe një herë në emër të Kuvendit të Kosovës se Republika jonë dhe SHBA-të do të qëndrojnë bashkë në luftimin e terrorizmit dhe të gjitha fenomeneve negative në raport me shoqëritë demokratike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco