Haradinaj-Stublla: 11 Shtatori 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e botës

Haradinaj-Stublla: 11 Shtatori 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e botës

09:12, 11/09/2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se sulmi i 11 Shtatorit në SHBA ishte një akt qyqar që e goditi, por s’e mposhti botën demokratike.

 

“Sulmi terrorist në SHBA, në World Trade Center dhe Pentagon, ishte një ndër aktet më qyqare që goditën botën demokratike por nuk e mposhtën atë”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse të rrënuara nga humbjet e mijëra jetërave atë ditë, nga ato rrënoja përçuan dhe njëherë mesazhin që themelet e tyre mbesin të palëkundura në ndërtimin e një bote demokratike për të gjithë. Më të fortë se kurrë, edhe sot!”.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se në kujtim të viktimave të asaj dite, Kosova qëndron gjithmonë pranë dhimbjes dhe fitoreve të miqve tanë – SHBA-ve.

“Kosova mbetet partnere e përkushtuar e Aleancës Globale kundër Terrorizmit dhe mëse e vendosur në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike si dhe idealeve të lirisë mbi të cilat kemi ndërtuar shtetet tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco