Ja si Grenell e 'godet' Vuçiqin rreth ambasadës në Jeruzalem

Ja si Grenell e 'godet' Vuçiqin rreth ambasadës në Jeruzalem

21:57, 10/09/2020

Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raportime se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të shkelë marrëveshjen e arritur në SHBA duke refuzuar zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem. 

Por se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, e ka konfirmuar emisari Richard Grenell.

Grenell ka bërë “retweet” një shkrim në Twitter, ku thuhet se Vuqiç indirekt e ka konfirmuar marrëveshjen që e nënshkroi.

“Pavarësisht thashethemeve, Vuqiçi i Serbisë ka refuzuar të mohojë se shteti i tij do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem. Në fakt, ai indirekt e konfirmoi se çfarë ka nënshkruar në Washington”, thuhet në këtë shkrim.

Vlen të theksohet se kjo gjë ka qenë pjesë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan.

Donald Trump e ka siguruar Kosovën në anën tjetër, se në bazë të marrëveshjes, Izraeli e njeh si shtet të pavarur.

Ndër të tjera marrëveshja e arritur përmban më shumë çështje ekonomike, ku përfshihen edhe invistime miliona eurosh në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco