Mustafa 'godet' Kurtin: Si kryeministër i vendit u tregua frikacak

Mustafa 'godet' Kurtin: Si kryeministër i vendit u tregua frikacak

20:59, 10/09/2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë i bindur se në Uashington nuk do të diskutohej për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka thënë në emisionin në T7, se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu e kanë ditur që në Shtëpinë e Bardhë s’do të flitej për ndarje.

“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje”, ka deklaruar Mustafa.

“Apo, të shprehem me gjuhën e Kurtit, që s’ka thika mbi tavolinë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Kurti, si kryeministër i vendit, ishte frikacak.

“Kam parë mungesë të vendosmërisë, të guximit, që të sfidohet me atë çështje”, është shprehur Mustafa.

“Kam parë që po heziton të shkojë atje. I kam thënë se SHBA-ja s’na sfidon me diçka që ne s’mund ta pranojmë”, ka thënë Mustafa.

“(Richard) Grenell ka thënë se nuk do t’ia imponojmë palëve asgjë që nuk dëshirojnë”, ka treguar kreu i LDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco