Eurodeputetët e zënë ngushtë Hotin: More pushtetin nga fituesi i zgjedhjeve, a do ta...

Eurodeputetët e zënë ngushtë Hotin: More pushtetin nga fituesi i zgjedhjeve, a do ta...

19:14, 10/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti po u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel. 

Është pyetur nëse do të mund të qëndrojë në pushtetin që e ka marrë “nga fituesi i zgjedhjeve”.

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramen, u tregua e butë në pyetjet e saj ndaj kryeministrit, edhe pse ajo ka qenë përkrahëse e qeverisë së Albin Kurtit.

Ajo e pyeti kryeministrin vetëm pse është shuar Ministria për Integrime Evropiane.

Një tjetër eurodeputet i shtroi Hotit pyetje për politikën e jashtme. I tha kryeministrit se e ka marrë pushtetin nga fituesi i zgjedhjeve dhe e pyeti se a do të mund të mbijetojë qeveria që Hoti e udhëheq, pa shkuar në zgjedhje.,

“Ju erdhët në pushtet duke e marrë nga fituesi i zgjedhjeve, që ka shkaktuar shumë frustrim atje. Si do të qëndroni në pushtet nëse keni ardhur në pushtet në këtë formë?”, ka pyetur eurodeputeti.

Ndërkaq, Hoti kur u përgjigj në një sër pyetjesh bashkë, u ndal edhe te ajo që ai e quajti “politikë e brendshme”.

Hoti tha se nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të reja në Kosovë dhe se udhëheq një koalicion qeverisës me shumicën e votave të Kuvendit.

“Sa i përket politikës së brendshme, nuk shoh asnjë arsye për zgjedhje të reja. Jemi një koalicion me shumicë të Kuvendit. Edhe ne si çdo koalicion kemi çështje të brendshme, por nuk shoh asnjë arsye që ky koalicion të mos vazhdojë. Jemi të angazhuar për një zgjidhje finale me Serbinë. Po kërkojë nga ju që të na përkrahni në këtë proces”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti në Parlamentin Evropian ka folur edhe për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco