Hoti jep shpresë: Vizat shpejt në agjendën e BE-së gjatë presidencës gjermane

Hoti jep shpresë: Vizat shpejt në agjendën e BE-së gjatë presidencës gjermane

18:42, 10/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot, në një tjetër vizitë zyrtare në Bruksel, është pritur në takime të ndara nga Presidenti i Parlamentit Evropian Mr. David Sassoli, ku edhe ka qenë i ftuar special në takimin e parë zyrtarë të Grupit të Miqësisë për Kosovën, i përbërë nga anëtarë të Parlamentit Evropian, si dhe është takuar me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. 

"Në këto takime me përfaqësuesit më të lartë të Parlamentit Evropian, kam bërë thirrje që qytetarëve të Kosovës t’i mundësohet sa më parë që të lëvizin lirshëm në Zonën Shchengen. Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe po vazhdon ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe të ligjit.  
Presidentin Sassoli e kam njoftuar për përkushtimin e qeverisë në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e rendit dhe ligjit, si dhe për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19. Lidhur me këtë, i kam falënderuar  institucionet e BE-së për ndihmën e dhënë në përballimin e situatës me COVID 19",ka shkruar Hoti në Facebook.

"Integrimi evropian dhe euro-atlantik i Kosovës mbetet objektivi më i rëndësishëm strategjik për shoqërinë tonë. Vlerat evropiane janë mishëruar në shoqërinë tonë dhe këto vlera janë themeli i vendit tim. Në këtë takim, natyrshëm është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe shpresoj që sa më shpejt kjo temë të jetë në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë Presidencës Gjermane.", ka shkruar mes tjerash Hoti.

Postimi i plotë:

Liberalizimi i vizave është shtytje në procesin e Integrimit Evropian dhe rritje e besueshmërisë për BE-në. Sot, në...

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, September 10, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco