Kuvendi pritet të hedhë në votim  Projektligjin e kritikuar për vlerat e UÇK-së

Kuvendi pritet të hedhë në votim Projektligjin e kritikuar për vlerat e UÇK-së

08:16, 13/08/2020

Kuvendi i Kosovës sot do të votojë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vazhdimin e seancës së ndërprerë javën e kaluar.

Në rendin e ditës do të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës, zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe zgjedhja e shtatë anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës sot do të shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky projektligj ka hasur në kritika të mëdha të faktorit ndërkombëtar, meqë sipas tyre kufizon lirinë e shprehjes, ndërkohë që edhe parti në vend e kanë kundërshtuar.

Seanca e ndërprerë javën e shkuar do të vazhdojë sot në orën 10.00.

Të mërkurën, kreu i partisë që qeverisë me vendin LDK, Isa Mustafa, ftoi PDK-në ta tërheq projektligjin, me arsyetimin se “ka shumë vërejtje e pasaktësi”.

Më herët, edhe partia më e madhe në vend, VV-ja ka thënë se “ka hile” nga ata që e kanë sponorizuar.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco