Ironizon anëtari i PDK-së: Mos u çuditni nëse zgjedhet presidenti me kontratë mbi vepër

Ironizon anëtari i PDK-së: Mos u çuditni nëse zgjedhet presidenti me kontratë mbi vepër

20:17, 12/08/2020

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, thotë se puna e presidentit “nuk është aq hajgare siç po e mendojnë partitë e pushtetit aktual”.

Ai ka thumbuar kështu Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i së cilës, Ramush Haradinaj, ka shpallur sot kandidaturën për president të ardhshëm të vendit.

“Kjo puna e Presidentit nuk është edhe aq hajgare sa po e mendojnë partitë e pushtetit aktual. Poashtu, nuk është pozitë për të plotësuar egot personale të asnjë individi, por në radhë të parë duhet të reflektoj unitet dhe fuqi politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kjo puna e Presidentit nuk është edhe aq hajgare sa po e mendojnë partitë e pushtetit aktual. Poashtu, nuk është pozitë...

Posted by Bujar Cakolli on Wednesday, August 12, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco