Zonja Kim dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, e mbështesin fort Reformën në Drejtësi!

Zonja Kim dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm, e mbështesin fort Reformën në Drejtësi!

15:04, 08/08/2020

Që nga koha që ka nisur Reforma në Drejtësi, por veçanërisht në periudhën e implementimit përfundimtar të saj, një fenomen skandaloz dhe alarmant po ndodh me gjyqësorin.

Duke përdorur truke `ligjore` nga më të pabesueshmit, krerë organizatash kriminale dhe vrasës të certifikuar, jo vetëm që kanë shmangur burgimet e rënda e madje edhe ato `të përjetshëm`, por edhe kanë dalë të lirë.

Lista e tyre është e gjatë, por së fundmi pritet që ajo të shtohet sipas denoncimeve, edhe me emra si vrasësi në flagrancë i 4 policëve, Dritan Dajti.

Pikërisht këtë situatë që po ndodh me `Drejtësinë e Re` ka ironizuar me vetëm një rresht, gazetari dhe analisti i njohur Enkel Demi.

“Zonja Kim dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm e mbështesin fortë Reformën në Drejtësi”, ka shkruar Demi në faqen e tij në FB.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco