Hoti ia bën 'bllok' PDK-së: Koalicioni po funksionon, nuk shoh arsye për zgjerimin e tij

Hoti ia bën 'bllok' PDK-së: Koalicioni po funksionon, nuk shoh arsye për zgjerimin e tij

22:42, 06/08/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth zërave për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në qeverinë e vendit.

Hoti ka thënë në T7, se koalicioni qeverisës i vendit, i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, “është duke funksionuar normalisht”.

“Ka tema që duhet të diskutohen brenda koalicionit”, ka shtuar Hoti më pas.

“Në parim jemi duke punuar në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, me prioritetet që ka vendi”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit.

“Nuk shoh arsye” për zgjerimin e koalicionit, ka thënë Hoti në fund. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco