Ja si i përgjigjet PDK-ja kërkesës së VV-së për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë...

Ja si i përgjigjet PDK-ja kërkesës së VV-së për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë...

15:41, 06/08/2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ua ka dërguar një shkresë zyrtare për kërkesën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, raporton Syri.net Kosova 

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Hamza  tha se do ta shqyrtojnë në organet e partisë e pastaj do të dalin me një qëndrim.

“Jam njoftuar që e kanë drejtuar një shkesë Vetëvendosja në Grupin Parlamentar të PDK-së. Nuk e di nëse më herët ka mbërri shkresa apo është mbajtë konferenca, duhet me saktësua.

Të njëjtën do ta shqyrtojmë në strukturat e partisë dhe pastaj pas diskutimeve brenda organeve të partisë, do të kemi një qëndrim”, tha shkurt Hamza.

Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi edhe zyrtarisht mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të cilës i prin Avdullah Hoti i LDK-së.

Qeveria Hoti ka vetëm dy muaj e tre ditë që udhëheq me ekzekutivin kosovar ndërkohë që, një qeveri paraprake që drejtonte Lëvizja Vetëvendosje u rrëzua vetëm 52 ditë pas formimit.

Për rrëzimin e qeverisë Hoti duhen të paktën 61 vota për.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco