Reagon Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE ende asnjë fjalë

Reagon Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE ende asnjë fjalë

16:50, 04/08/2020

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët e Bashkimit Evropian se nuk e kanë folur asnjë fjalë për armatimin që Serbia po e blenë nga Kina, shkruan Syri.net Kosova.

Hoxhaj në një reagim në Twitter ka thënë se Serbia është vendi i parë në Evropë që blenë armatim nga Kina dhe se veprime të tilla cenojnë sigurinë e rajonit.

“Serbia është shteti i parë evropian që blen raketa që mund të godasin nga sipërfaqja e tokës në ajër, nga Kina, në armatim të vazhdushëm nga Rusia dhe Kina. Akoma asnjë reagim nga Bashkimi Evropian, Ursula von der Leyen dhe Josef Borell, për këtë manovër nga Aleksandar Vuçiq, që ka implikime për paqe dhe siguri në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco