'Turp për fytyrën e turizmit patriotik të Ramës'/ Pushuesit largohen të lemeritur nga vjedhjet në Dhërmi

'Turp për fytyrën e turizmit patriotik të Ramës'/ Pushuesit largohen të lemeritur nga vjedhjet në Dhërmi

18:40, 02/08/2020

Mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur 6 vjedhje të rrezikshme në 2 hotele dhe 4 vila nga një grup i strukturuar kriminal,  i cili ka 10 ditë që po terrorizon pushuesit në Dhërmi.

Në profilin e Facebook-ut  të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka ardhur një denoncim nga një qytetar i cili ka rënë pre e kësaj vjedhjeje, ku ndër të tjera, pushuesi denoncon mosveprimin e policisë së shtetit, pasi ka vetëm 1 inspektor krimesh dhe 1 ekspert kriminalist që mbulon zonën dhe nuk po ja dalin dot as të vijnë në vendet e ngjarjeve dhe marrin deklarimet e të dëmtuarve.

Postimi i plotë i Sali Bersihës:

Skandal ne Dhermi!

Pushuesit largohen te lemeritur nga banda e vjedhesve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor të përshëndes,

Mbrëmë në Dhërmi kanë ndodhur 6 vjedhje të rrezikshme 2 hotele dhe 4 vila nga një grup i strukturuar kriminal,  i cili ka 10 ditë që po terrorizon pushuesit. Konsideroj të rrezikshme sepse hajdutët në rastet e mësipërme kanë marrë guximin duke hyrë nëpër dhomat e pushuesve vendas dhe të huaj gjatë natës kur ata flinin dhe kanë vjedhur sende me vlerë. Policia ka vetëm 1 inspektor krimesh dhe 1 ekspert kriminalist që mbulon zonën dhe nuk po ja dalin dot as të vijnë në vendet e ngjarjeve dhe marrin deklarimet e të dëmtuarve. Jemi të traumatizuar me gjithë fëmijë, pa asnjë lekë dhe jemi të detyruar të ndërpresim pushimet duke u kthyer në shtëpi. Turp për fytyrën e turizmit patriotik të Edvin Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco