Qeveria nuk e propozon gjendjen e jashtëzakonshme, vetëm shtrëngim masash

Qeveria nuk e propozon gjendjen e jashtëzakonshme, vetëm shtrëngim masash

15:41, 12/07/2020

Ka përfunduar takimi i komitetit për menaxhimin e pandemisë në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, ku u diskutua nëse do të vendoset se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.

Por kjo nuk do të ndodhë sipas burimeve të Syri.net Kosova brenda qeverisë Hoti.

Ky burim thekson se nuk do të propozohet gjendja e jashtëzakonshme, teksa do të vendosen një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas tyre në këtë takim po diskutohet për masat shtesë që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e për të cilat Syri.net ka raportuar qysh në mëngjesin e së dielës.

Këto janë masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna sipas këtyre burimeve të Syri.net brenda qeverisë Hoti:

 Pezullohen aktivitetet religjioze, kulturore dhe në masë të madhe sportive

 Ndalohet çdo mbledhje private ose publike me mbi 50 persona

 Gastronomia lejohet të operojë në ambiente të hapura me jo më shumë se 50 persona

 Mbyllen çerdhet

 Mbyllen tregjet

Mbyllen pishinat

 Institucionet do të punojnë me staf esencial

Fshatrat dhe qytetet me më së shumti të infektuar futen në karantinë

Të gjitha masat që do të merren, do të provojnë të prekin sa më pak ekonominë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco