Masat nuk janë menduar mirë dhe nuk kanë efekt

Masat nuk janë menduar mirë dhe nuk kanë efekt

12:33, 07/07/2020

Numri i madh i të infektuarve çdo ditë e më shumë tregon seriozitetin e situatës së pandemisë dhe rrezikun për shëndetin publik në Kosovë. Vlera e jetës dhe humbja e saj nga Covid - 19, tha deputetja Mimoza Kusari Lila.

Sipas saj masat e reja të prezantuara ditë më parë, që në start tregojnë fatkeqësisht që as nuk janë menduar mirë dhe as efekt të duhur nuk mund të japin.

Përveç numrit të infektuarve në rritje, është rritur edhe numri i vdekjeve nga Covid - 19.

"Këtu po ndodh paradoksi i llojit të vet. Në pothuajse të gjitha raportimet publike, përfshirë këtu IKShPK-në, në njërën anë thuhet se kanë vdekur edhe kaq qytetarë e që të gjithë "... kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese", kurse, në anën tjetër thuhet: "Virusi vret!"", tha Kusari.

Deputetja e Alternativës, shtoi se kjo mënyrë e komunikimit me publikun nuk e ngrit vetëdijen qytetare për rrezikun. Kjo, më parë, vetëm sa na ngushëllon që pasi të kemi vdekur nga COVID-19, me siguri paskemi pasur edhe sëmundje të tjera! Mbi të gjitha, thua se aludohet që këta që vdiqën në korrik, edhe ashtu do të vdisnin në gusht?

Sipas saj është e trishtueshme kjo gjendje anti-humane e amorale në të cilën po na sjell si shoqëri kjo qeveria koti. Mbase për qeverinë koti, jeta e qytetarëve është po ashtu kot?

Qasja e shtetit ndaj pacientëve, qytetarëve të vet, humanizohet kur trajtohen rastet me ndjeshmërinë e vlerës së jetës dhe respektit ndaj saj.

Kusari, shtoi se tregohen storiet e suksesit edhe për jetërat e shpëtuara, por edhe ndjeshmëria e Qeverisë për shëndetin publik.
Fatkeqësisht, çfarëdo këshillëe për këtë qeveri është e kotë sikur edhe vetë kotësia e funksionimit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco