Kryeministri i vendit Avdullah Hoti përmes një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-zëvendësministrit të PDK-së, Gani Koci, i cili i ka quajtur ‘gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton’, disa personalitete duke përfshirë politikanë e gazetarë në Kosovë.
Sipas Hotit gjuha e helmuar në publik nuk ndihmon asgjë përveq se dëmton, duke shtuar se ajo gjuhë duhet të dënohet.
“Kur ajo gjuhë bëhet denigruese dhe kërcënuese për atë që shpreh idetë e tij, ne duhet ta dënojmë atë publikisht, të distancohemi prej saj dhe të ndërmarrim veprime të duhura”, ka shkruar Hoti.
Poisoned language in public discourse does not help, it damages the arguments. When that language becomes denigrating and threatening to the one who expresses his ideas, we must publicly condemn it, distance ourselves from it, and take appropriate action.
— Avdullah Hoti (@Avdullah) July 3, 2020
Ish- Zëvendësministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci i ka quajtur gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë politikanë e gazetarë në Kosovë.
“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, thuhet në postimin e Kocit ku ka qenë e bashkëngjitur edhe një fotografi me personalitetet që ka përmendur.Në fotografi shihen, kreu i LVV-së, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, deputetja Fitore Pacolli dhe ish-deputeti, Ilir Deda.
© SYRI.net