Qeveria e kontrabanduar hoqi reciprocitetin me Serbinë

Qeveria e kontrabanduar hoqi reciprocitetin me Serbinë

13:18, 06/06/2020

Sot qeveria e kontrabanduar e Kosovës mori vendim ta heq reciprocitetin me Serbinë, tha njëri nga themelouesit e LDK-së Rexhep Gjergji. 

Sipas tij kjo në fakt do të thotë q? Qeveria e Kosovës nuk e njeh Kosovën shtet të barabartë me shtetet tjera, e aq ma pak me Serbinë. 

"Dhe Isa Mustafa paska thënë se ky është vendim i guximshëm i qeverisë. Kështu ka pas thënë edhe në vitin 1989 kur Kosovës me dhunë ju suprimua statusi federal që kishte në ish federatën jugosllave dhe u pushtua me tanksa nga Serbia", tha Gjergji.

Ai shtoi se tash Ramushi çka do të bëjë me kauzën e tij? Ky është rezultati i parë i vizitës së tij në mesnatë me Thaqin(djalin e Brojës) te deputeti i NISM-ës. Të tjerat do të shihen në vazhdim.

"Dulloo.... me hygjym të madh kundër Kosovës e ke nisë. Shefi yt ka histori të pa lavdishme", tha Rexhep Gjergji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco