LVV e LDK i ndajnë rrugët edhe në Prizren, prishin koalicionin

LVV e LDK i ndajnë rrugët edhe në Prizren, prishin koalicionin

18:30, 05/06/2020

Pas prishjes së koalicionit në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka prishur koalicionin me Lidhjen Demokratike në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Anton Quni, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.

“Përmes një letre nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka, jemi njoftuar se nuk ekziston më vullneti për të vazhduar koalicionin në nivel lokal”, tha ai.

Ndryshe, LDK dhe LVV edhe më herët kanë pasur disa probleme gjatë udhëheqjes së Komunës së Prizrenit.

Haskuka kishte thënë se koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren është i pakuptimtë. Kjo pasi LDK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin për kryesues të asamblesë komunale, meqë rast koalicioni LVV-LDK e ka humbur mundësinë për ta udhëhequr asamblenë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco